Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka treguar se ai nuk do të kandidojë përsëri për postin e deputetit në Kuvendin e Kosovës. Madje edhe kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, më parë ka deklaruar se personat të cilët kanë aktakuza të ngritura nuk do të lejohen të kandidojnë për pozitën e deputetit.
Ai përmes këtij shkrimi ka thënë se ka pasur presion të madh nga mediat, por që sipas tij ky presion është i padrejtë sepse sipas tij, aktakuza e tij nuk ka bazë të arsyeshme dhe fakte të mjaftueshme.
“Gjatë ditëve të fundit, jam përballur me një presion medial krejtësisht të padrejtë. Kundër meje ka filluar një proces gjyqësor, mbi një aktakuzë pa asnjë bazë të arsyeshme edhe pa asnjë fakt” ka shkruar Osmani.
Ai gjithashtu ka shkruar se ekspertiza gjyqësore e dëshmon se pretendimet e prokurorit të rastit nuk janë të bazuara.
Osmani para se të tregojë se vendimin për të mos kandiduar e ka bërë pa asnjë presion dhe për ta pasur një proces të drejt gjyqësor, ka falënderuar qytetarët për besimin ndaj tij.
“Duke e vlerësuar pafundësisht besimin që më keni dhënë dhe për të garantuar proces gjyqësor pa asnjë ndikim dhe pas asnjë dyshim, kam vendosur që, përkundër propozimit nga Dega e Lipjanit, të mos jem pjesë e listës së LDK-së, partisë sime të përjetshme” ka shkruar Osmani në Facebook.
Ai në fund ka falënderuar edhe partinë dhe degën e saj në LDK.
Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe më parë ka deklaruar se nuk do të lejojë që në listën e kandidatëve për deputetë të jenë njerëz të cilët kanë aktakuza të ngritura.
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës
Murtezaj për dixhitalizimin e arkave fiskale: Progresi i rad...
Ngritet aktakuzë ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e Gjyljeta U...
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...