Deputeti i zgjedhur nga radhët e LDK-së, Naser Rugova ka përgënjeshtruar lajmin se ai dhe Teuta Rugova do ta votojnë koalicionin PAN.
Ai thotë se që të dy janë të përkushtuar fuqishëm për LDK-në dhe se respektojnë në plotin vendimet e organeve legjitime të kësaj partie.
Ai thotë se edhe kryesia e LDK-së por edhe e gjithë partia janë të vendosur që të mos kenë koalicion me PDK-AAK-NISMA.
Ja reagimi i plotë i tij në Facebook:
Të nderuar miq,
Struktura dhe anëtarësi e LDK-së,
Zonja dhe zotërinj,
Pas konfirmimit zyrtar se unë Naser Ali Rugova dhe Teuta Ibrahim Rugova jemi zgjedhur deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, menjëherë paska filluar gjuetia e shtrigave dhe pazaret për ne, në emër tonin dhe rreth neve pa na pyetur fare.
Në portalin Koha.net mes tjerash thuhej se sipas disa burimeve Teuta dhe Naser Rugova do të votojnë PAN-in! Kur të përmendet emri i dikuj për arsye të ndryshme në media dhe opinionin publik është bonton gazetaresk që të pyetet personi i cili potencohet në shkrim. E di se mediat në Kosovë janë në gjendje jo të lakmueshme dhe duan të bëjnë lajme ekskluzive, por jo edhe të spekulohet dhe të abuzohet në mënyrë jo profesionale dhe jo etike me emra të deputetëve të zgjedhur. Duhet të ekzistoj një minimum kodeksi etik dhe korrektësie.
Teuta dhe Naser Rugova janë deputet të LDK-së, janë të përkushtuar fuqishëm për LDK-në, respektojnë në plotni vendimet e organeve legjitime të LDK-së.
Sot paradite kishim një takim shumë konstruktiv të Grupit Parlamentar të sapo konfirmuar me kryetarin dhe kryesinë e partisë dhe kemi konsensus të plotë si grup parlamentar dhe si subjekt politik me përvojë që jemi se nuk ka koalicion me PDK-në, do i presim limitet kohore kushtetuese dhe pastaj do të merren vendime koncensuale nga organet kompetente të legjitimuara nga struktura e LDK-së.
Na vjen keq që spekulimet do ju bien në ujë. Vazhdojmë bashkë të vendosur.
Me respekt,
Dr. Naser Rugova
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist