Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të posedimit të paautorizuar të narkotikëve nëpër qytete të ndryshme të Kosovës në 24 orëshin e fundit.
Rastet janë evidentuar edhe në ambiente shkollore, gjatë kontrolleve të veturave, shtëpive e objekteve të ndryshme.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
Rr. Brigada, Hajvali, Prishtinë, 07.04.2022 – 22:29. Janë arrestuar dy dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në veturën në të cilën ishin, i’u është gjetur dhe sekuestruar 0.8 gram substancë e dyshuar narkotike. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullte.
Veternik, Prishtinë, 07.04.2022 – 00:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit iu është gjetur dhe sekuestruar 2.0 gram substancë e dyshuar narkotike. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Veternik, Prishtinë, 07.04.2022 – 00:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të veturës iu është gjetur dhe sekuestruar 3.1 gram substancë e dyshuar narkotike. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Veternik, Prishtinë, 07.04.2022 – 01:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit iu është gjetur dhe sekuestruar 1.1 gram substancë e dyshuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Gjilan, 07.04.2022-17:04. Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit mashkull kosovar si prova materiale janë sekuestruar: një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 115.3 gram, 75 copë qese plasmani për paketim dhe një peshore digjitale. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rr. Bashkim Suka, Prizren, 07.04.2022 – 06:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë, objektet për rreth dhe veturë janë gjetur dhe sekuestruar: një farë që dyshohet të jetë canabis-sativa, një peshore elektrike, 0.09 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy grindera, një qese me 2.15 gram substancë narkotike të llojit marihuanë, një pako me rizlla dhe një foli alumini me 0.84 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.
Rr. Betim Berisha, Prizren, 07.04.2022 – 06:20. Në realizimit të urdhëresës, gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet për rreth pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar: 1.54 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një gjysmë cigare e dyshuar si substancë narkotike të llojit marihuanë, një peshore elektrike, një grinder, një pako rizlla, tre rrole najloni për paketim të substancës narkotike, një telefon dhe 10 €. I dyshuari nuk ka qenë në shtëpi dhe ende nuk është hasur nga policia, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante./arbresh.info/
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...