Tre policë në lagjen “Dardania” në Prizren janë therrur me thikë
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Shaqir Bytyqi, i cili tha se njëri polic është në spitalin e Prizrenit, njëri është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm, ndërsa tjetri është liruar.
Byqyqi ka njoftuar se zyrtarët policorë janë therur nga një 36-vjeçar, i cili është person i njohur për policinë si përdorues i substancave narkotike.
“Para orës 17:00 në lagjen ‘Dardania’, familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë për shkak se djali i tyre, tashmë i dyshuari, nuk ka pranuar që të marrë disa ilaçe qetësimi. 36-vjeçari është i njohur për policinë si përdorues i substancave narkotike. I dyshuari nuk i është bindur urdhërit të policisë dhe i ka therur tre zyrtarë policorë me thikë të cilët janë dërguar në spitalin e Prizrenit. Njëri prej tyre është liruar, njëri vazhdon të qëndrojë në spitalin e Prizrenit, ndërkaq tjetri është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, shtoi Bytyqi./arbresh.info/
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin