Napoli ka arritur të shënoj një fitore shumë të rëndësishme në Serie A ndaj Venezias me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 18-të.
Napoletanët e filluan vrullshëm lojën mirëpo në 45 minutat e para nuk pati asnjë gol, shkruan Arbresh.info.
Rastin më të mirë vendasit e patën në minutën e 37-të, kur Romelu Lukaku gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Edhe në pjesën e dytë vazhduan sulmet e Napolit. Ishte, Giacomo Raspadori i cili shënoi për 1-0, 11 minuta para fundit të takimit.
Deri në fund ndeshja mbeti ashtu dhe Napoli arkëtoi tri pikë të arta në luftën për titull.
Tashmë skuadra e drejtuar nga Antonio Conte, ka gjithsej 41 pikë aq sa ka edhe Atalanta që është liderë kurse Venezia mbetet e parafundit me 13 sosh./Arbresh.info
Balluku: Sivjet do ulim çmimin e energjisë elektrike
Viti 2024 mes zhvillimeve politike e sfidave të sigurisë
Mjegull e dendur në Ferizaj, policia bën apel për kujdes
Guvernatori i Louisianas shpreh ngushëllime për viktimat në ...
Në Shqipëri shoferët që bëjnë aksidente paguajnë më shumë pë...
Kurti mirëpret qytetarët e Bosnjës, vizitorët e parë pa viza...