Ky numër i njerëzve që falen në Xhaminë e Madhe në Gjilan është i zakonshëm, por jo edhe ora kur ata po falen, shkruan arbresh.info.
Në dhjetë ditshin e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët mysliman, tash e dhjetë vjet po praktikojnë edhe faljen e namazit të natës, që zakonisht zgjatë rreth një orë dhe fillon gjysmë ore pas mesnate.
Arbresh.info ka përcjellur faljen e tyre në këtë xhami, si e vetmja e lejuar nga Bashkësia Islame e Kosovës për të mbajtur këtë ritual fetar, në Gjilan.
Ky institucion fetar kufizimin e njejtë e ka bërë edhe në të gjitha komunat tjera duke lejuar faljen e namazit të natës vetëm në xhamitë kryesore të komunave, me përjashtim të kryeqytetit.
Namazi i natës në Prishtinë falet në tre xhami të cilat i plotësojnë kushtet për akomodimin e xhematit dhe të veturave të tyre.
Për më tepër, janë paralajmëruar ndëshkime për imamët që e shkelin vendimin e BIK-ut.
Vetë imamët thonë se vendimi i Bashkësisë Islame për të përcaktuar xhaminë se ku do të falet namazi i natës, është i ngutshëm, nuk është analizuar me realitetin dhe kërkesën ne teren./arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...