Bashkësia Islame e Kosovës përmes një vendimi dërguar imamëve të xhamive ka kërkuar që namazi i natës i cili fillon në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit të falet vetëm në disa xhami të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Por, vendimi nuk është publik pavarësisht se drejtuesit e BIK-ut e kanë pranuar, dhe rrjedhimisht qytetarët nuk dinë se në cilat mund të falet dhe në cilat jo. Ata gjithashtu duan të dinë arsyet e kufizimit të kësaj të drejte të aplikuar viteve të fundit në Kosovë, deri sivjet në të gjitha xhamitë.
Pavarësisht kësaj për njohësin e çështjeve islame, Xhabir Hamiti namazi i natës nuk ka mbështetje fetare për tu promovuar në xhami.
“Namazi i natës, që nënkupton atë pas teravive , dhe i cili mund të zgjasë deri në syfyr, nuk ka mbështetje fetare për t`u promovuar; jo vetëm në një xhami, por në asnjë xhami. Ndërsa, vullneti i lirë i dikujt për tu lutur kolektivisht në xhami, është diçka tjetër” tha Hamiti.
Sipas tij kjo formë e lutjes është imponuar në Kosovës pas lufte.
“Namazi i Natës është një element i katapultuar nga sektet e jashtme fetare ideologjike dhe politike, dhe si i tillë nuk bënë pjesë në traditën autoktone fetare dhe tradicionale të myslimanëve shqiptarë e as e atyre rajonal në Ballkan dhe më gjerë” tha ai.
Hamiti thotë se Namazi i natës apo lutjet e natës janë të karakterit vullnetar dhe mund të bëhen në shtëpi, në qetësi dhe në vetmi./arbresh.info/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League