Nisma e fundit e Hashim Thaçit për ta shndërruar Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po e përkrahin – të paktën hapur – këtë nismë, ka bërë shumë kë ta mendojë Presidentin e Kosovës si një politikan që nuk është në një linjë me amerikanët, por deputeti i PDK-së, Nait Hasani, siguron për të kundërtën.
Madje Hasani ka shkuar përtej, ai ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se “Thaçi është më amerikan se amerikanët”
“Presidenti me faktorë ndërkombëtarë ka raporte shumë të mira”.
“Thaçi nuk është anti-amerikan, por pro-amerikanë, madje shumë pro-amerikan, më amerikan se amerikanët”, tha Hasani, duke shtuar se deklaratat e ambasadorit amerikan jo në favor të nismës së Presidentit, janë thjesht diplomatike.
“Deklaratat e Greg Delawie janë deklarata diplomatike. Sepse aleancat e njohin gjendjen faktike, ne nuk duhet të presim, Amerika dhe NATO do të na mbështesin nëse ne e bëjmë (ushtrinë), nuk duhet të presim nga të tjerët”.
“Ndërkombëtarët janë për krijimin e ushtrisë, këtë e ka deklaruar edhe administrata e Trump, përmes sekretarit për mbrojtje”.
Madje Hasani pohon se nisma për krijimin e ushtrisë përmes ndryshimit të ligjit është e vonë – ajo, sipas tij, do të duhej të bëhej edhe më herët.
“Kosova është vonuar me iniciativën që ta ketë ushtrinë e vet në kuptimin e plotë të fjalës. Kuvendi dhe Qeveria nuk kanë pasur guxim brenda vetës, Presidenti e ka shfrytëzuar të drejtën që e lejon kushtetuta, të drejtën për inicimin e ligjeve dhe ai e ka bërë këtë. Presidenti i Kosovës e ka marrë iniciativën dhe tani kemi situatën faktike”, tha Hasani.
“Ndërsa problemet që kanë dalur tani e janë mosbesim i faktorit të brendshëm, sepse nuk kanë guxim. Por, tani në duart tona e kemi dhe duhet ta krijojmë ushtrinë”.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...