Nait Hasani: Rexhep Selimi do të mbroj luftën e UÇK-së përballë padrejtësisë ndërkombëtare

11:44 | 12 Nëntor 2019
Arbresh.info

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka shkruar një status në rrjetin social Facebook me anë të cilit i drejtohet deputetit të VV-së Rexhep Selimi i cili tash së fundi ka marr një ftesë nga Gjykata Speciale.

Përveç rikujtimit të veprimtarisë së tij në kohën sa ka qenë në UÇK, ish deputeti Hasani ka shprehur bindjen e tij se në Gjykatë do të dëshmojë luftën e tij të drejtë për çlirim.

“Shoku im Rexhë, u rritëm bashkë në këto sfida, sa me të sfiduar që jemi në këto sfida politike në mbrojtjen e vlerave univerzale të popullit tonë, të krijuara nga UÇK-ja, aq më të fortë jemi në të drejtën tonë historike në luftën tonë të drejtë për liri. Lirinë tonë e ka sjellur gjaku i dëshmorëve, dhe sot çdo gjykatë vendore apo ndërkombëtare do ta sfidojnë dëshmorët me gjakun e tyre të dhënë për Liri. Ke ditur në ilegalitet, ke ditur në luftë, besoj në ty, do të din të mbron luftën e UÇK-së dhe të fiton betejën me drejtësinë e padrejtë ndërkombëtare”, ka shkruar Hasani.

Postimi i Nait Hasanit në Facebook:

I dashur, Rexhë. Si studentë, nëpër bodrume të kryeqytetit të Kosovës, mbanim mësime, mësonim mbi edukimin tonë si komb, si luftohet për atdhe e liri. Ishim të ri dhe besonim në demokracinë dhe vlerat e perëndimit, kurse dhe ne donim një vizion të tillë politik të demokracisë perëndimore në vendin tonë, të ndërtonim në shtetin tonë të shpallur në vitet 90, me shpërbërjen e ish Jugosllavisë. Po shteti jonë i shpallur në këto rrethana ishte shtet fiktiv, pa përmbajtje, me një vetëpërmbajtje vetmohuse, me shpresë në mbështetjen nga faktori ndërkombëtar në realizimin e ëndrrave shekullore të çlirimit të Kosovës nga Serbia, para se të ndodhte një Bosnjë në Kosovë. Por këto shpresa na i shuajti Konferenca e Dejtonit, shpresa na la nën Serbi faktori Ndërkombëtar, sepse ne Shqiptarët nuk kishim një forcë ushtarake që ti del zot Kosovës.

Por këto shpresa në popullin tonë i ngjalli, i forcoi, i bëri ideal të gjithë gjeneratave së bashku dalja në skenë e USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS më 1997 në Llaushë të Kosovës, e ti me UÇK-në u bëre zëri i shpresëdhënës i popullit për liri e çlirim kombëtar. Ushtri e formuar nga djemtë e këtij populli të vuajtur, të shtypur, të nëpërkëmbur, të terrorizuar dhe të shpërngulur me dhunë e terror për një shekull anë e kënd botës për të shpëtuar nga masakra e tortura e shtetit Serb, shtet I ndërtuar mbi krimet mbi popullin e pa fajshëm Shqiptarë, që dëshmon historia për deportime masive të popullsisë, në të gjitha epokat e historisë nga marrëveshja e Shën Stefanit më 1877 e deri më 1999.

Rexha im i dashur, duhet të jesh me fat, që me luftën tonë të drejtë, me gjakun e shokëve tanë, të Mujës, të Luanit, të Zahirit, të Adrianit, të Hamzës dhe Ademit legjendarë dhe të mbi 2500 dëshmorëve që dhanë jetën, derdhën gjakun lum si Hektori në luftën e Trojës, të gjithë këta dëshmorë u flijuan për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, e ti ishe në ballë të tyre çlirimtar.

Ftesa për gjykatë speciale dhe dëshmitë e tua sa e sa herë nëpër gjykata duke mbrojtë luftën e UÇK-së dhe bashkëluftëtarët tonë në këto gjykata është dëshmi e mjaftueshme në dashurinë deri në flijim për të mbrojtur luftën e shenjt të UÇK-së dhe atdheun.

Shoku im Rexhë, u rritëm bashkë në këto sfida, sa me të sfiduar që jemi në këto sfida politike në mbrojtjen e vlerave univerzale të popullit tonë, të krijuara nga UÇK-ja, aq më të fortë jemi në të drejtën tonë historike në luftën tonë të drejtë për liri. Lirinë tonë e ka sjellur gjaku i dëshmorëve, dhe sot çdo gjykatë vendore apo ndërkombëtare do ta sfidojnë dëshmorët me gjakun e tyre të dhënë për Liri. Ke ditur në ilegalitet, ke ditur në luftë, besoj në ty, do të din të mbron luftën e UÇK-së dhe të fiton betejën me drejtësinë e padrejtë ndërkombëtare.

Çlirimtarët nuk ka gjykatë që i dënon, ata i ka shenjtëru Zoti e populli për çlirimin e atdheut tonë. Rexha im, në sfida je rritë dhe në sfida qëndro ballëlartë, promethe I kohës sonë. I dashur çlirimtar, miku im Gjeneral.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme