Google ADS

Nait Hasani fillon zyrtarisht punën si ambasador

21:07 | 4 Nëntor 2019
Arbresh.info

Ambasadori i ri i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani i ka paraqitur sot Letrat Kredenciale Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Pasi e uroi për marrjen e detyrës, Presidenti Meta e siguroi Ambasadorin Hasani për mbështetjen e plotë në kryerjen me sukses të misionit të tij në Tiranë.

Meta vlerësoi procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019, si tregues i maturisë politike, demokratike e institucionale të Kosovës.

Presidenti i Shqipërisë u shpreh se marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera dhe vlerësoi se bashkëpunimi midis dy vendeve është stabilizues për rajonin dhe motivues për perspektivën euroatlantike.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është i domosdoshëm dhe duhet të realizohet sa më parë”, theksoi Presidenti Meta thuhet në komunikatën e Presidencës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme