Njohësi i Integrimeve Europiane, Naim Rashiti, ka thënë se dialogu Prishtinë-Beograd, do të mbetët njëra ndër temat më të rëndësishme.
Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, ai ka thënë se pas kësaj çështje institucionet duhet të fokusohen tek dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ky proces do të jetë shumë më i komplikuar besoj sesa procesi i Pavarësisë”, ka thënë Rashiti në Zonën e Debatit në Klan Kosova.
“Duhet të përfundojë ky proces dhe të mbyllet, ndonëse është çështja më e komplikuar, për shkak të historisë, për shkak të mos-implementimit të marrëveshjeve të arritura”, njofton Klan Kosova.
Rashiti ka thënë se megjithatë Kosovën e presin edhe shumë tema të madha.
“Reformat e mëdha në të cilat Kosova duhet të futet, transformimi rrënjësor i administratës publike, gjyqësorit, refomirmi i skenës politike, Vetting i Policisë, transformimi i FSK-së dhe tema të tilla të rënda do të ketë shumë, çështja e integrimit të veriut”.
“Mësimi është që për të gjitha temat të fillohet komunikimi me kohë, edhe Demarkacioni kaloi për shkak të komunikimit të mirëfilltë dhe më të sinqertë se më herët”.
“Të fillojnë të përgatiten që të mos kenë ndasi kaq të mëdha në dialogun me Serbinë që është 100 është më i vështirë se Demarkacioni”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...