Ka filluar seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt.
Hyrja e tyre në objektin e gjykatës nuk është bërë nga pjesa ku kanë qenë prezentë mediat duke e pamundësuar kështu raportimin e tyre, shkruan Arbresh.info.
Ndaj këtij veprimi, ka reaguar juristja Flutura Kusari duke shprehur shqetësimin për përkujdesjen që sipas saj, shteti po bënë për reputacionin e tyre.
“Gazetarët po thonë dhe po raportojnë që të dyshuarin Naim Murseli dhe të tjerët i kanë shti në gjykatë sot përmes një hyrje të fshehtë për t’ua rujtur privatësinë dhe reputacionin e tyre. Pajtona që në seancë gjyqësore brenda në gjykatë të ketë kufizime në raportim por jam tepër e shqetësuar që shteti tashmë paska fillu me e mbrojtë të dyshuarin Naim Murselin dhe me u përkujdesë për reputacionin e tij deri në atë masë sa me i shti në gjykatë përmes hyrjeve sekrete”, ka shkruar Kusari në llogarinë e saj në Facebook.
Lexo edhe:
Larg syrit të mediave, Naim Murseli dhe dy të tjerët hyjnë në gjykatë fshehurazi
Mes tjerash, juristja Kusari teksa kundërshton futjen në gjykatë fshehurazi të Naim Murselit, thekson se ndër vite ka parë raportimet e gazetarëve me pamje të ministrave e deputet të akuzuar për terrorizëm, vrasje, dhunë etj.
“Me vite të tëra kemi pa raportime të gazetarëve me pamje të ministrave, deputetëve, njerëzve të akuzuar për terrorizëm, vrasje, dhunim etj duke hy në gjykatë ndërsa Naim Murseli po u deshka me u kursy nga kjo praktikë. Mediat kanë nevojë për pamje jashtë gjykatës, për të bërë raportimin e tyre më të kuptueshëm dhe më të kapshëm për publikun. Murseli është figurë publike, fotoja e tij është fotoja më e publikuar këto ditët e fundit, ai akuzohet për një krim të rëndë të cilin e ka pranu vetë, ai është në gjykatë sot sepse me vetëdijë dhe me veprime të tij e ka sjellë vetën në atë gjendje dhe për këtë duhet të japë llogari para drejtësisë”, ka shkruar tutje ajo.
Kusari shtoi se pajtohet që brenda gjykatës të ketë kufizime, por jo jashtë ndërtesës së gjykatës.
“Nuk mjafton që drejtësia të bëhet por drejtësia duhet të shihet duke u bërë. Nuk ka asnjë arsye përse të mos lejohen mediat të xhirojnë të dyshuarit duke hy dhe duke dalë nga gjykata. Kush nga institucionet është duke u përkujdesë për mbrojtjen e reputacionit të tij dhe tjerëve dhe përse? Çfarë motivi kanë për të mbrojtur të dyshuarit në masë kaq ekstreme? Edhe njëherë, pajtohem që brenda në gjykatë gjatë seancës të ketë kufizime por jo edhe jashtë ndërtesës së gjykatës”, shkroi në fund Kusari/Arbresh.info
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...