Kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, në përmbyllje të fushatës u ka kërkuar votën qytetarëve të kësaj komune.
Ai ka thënë se nëse qytetarët do t’i dhënë besimin s’do të zhgënjehen. Fetahu, është shprehur se llapjanët nuk do të votojë dikë që fton t’i kapin stupcat kundër njëri-tjetrit, e as ata që pasurinë e komunës e dërgojnë në shtëpi.
Fjalimi i plotë i tij:
I nderuar kryetar në detyrë, Prof. Enver Hoxhaj, Të nderuar të pranishëm, Të respektuara media, Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen në këtë konferencë të fundit për fushatën zgjedhore.
Para se të nisë me fjalimin tim përmbyllës, më lejoni që të bëjë një dedikim të vecantë dhe personal për Kryetarin Veseli, presidentin Thaçi dhe të gjithë të tjerët që po mbahen sot padrejtësisht në Hagë. Veç një qëllim i lartë të bën me durue, E zemrën ta forcon, Ndër kundërshtime s’vyen kurrë me u ligshtue. Mjerë’ ai që nuk qëndron.
Kjo poezi e Luigj Gurakuqit tregon më së miri për idealin që kishin çlirimtarët tanë gjatë luftës e të cilin ata po e konfirmojnë edhe sot. Sot, unë, Partia Demokratike e Kosovës, por, edhe të gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë, jemi më të pikëlluar dhe me mendje e zemër në Hagë, atje ku po mbahen padrejtësisht trimat tanë. Por, guximi, durimi dhe sakrifica që po tregojnë dhe po bëjnë ata atje, na obligon edhe në të tjerëve në liri që të mos ndalemi në detyrën tonë për ndërtimin e të ardhmes.
Të nderuar të pranishëm Sot, nuk do të ju lodhë shumë me programin, sepse për të kemi folur gjatë gjithë kësaj kohe. Po ashtu, nuk do të ju lodhë shumë as të ju tregoj se sa keq është Podujeva dhe sa shumë është keqqeverisur këto 20 vjet. Llapjnët i dijnë të gjitha. Llapjanët, në qendër të qytetit, nëpër lagje të ndryshme, dhe të gjitha fshatrat e kana vuajtur në lëkurën e tyre keqmenaxhimin. Gjatë gjithë këtyre ditëve, por, veçanërisht gjatë javës së fundit, ju të dashur llapjanë keni pasur mundësi që të shikoni dhe vlerësoni kandidatët që i keni përballë.
Tani është në dorën tuaj që të zgjedhni atë që ju përfaqëson më së miri. Por, si një person që ka lindur dhe gjithë jetën e tij ka vepruar në Podujevë, unë për dy gjëra jam i sigurt. Llapi, si një qytet me të kaluar të lavdivshme, që ka ditur ta kapë armën kur ka qenë nevoja, asnjëherë, ama asnjëherë votën nuk do t’ia besoj dikujt që bën thirrje në dhunë brenda shqiptarëve.
Dikujt që fton llapjanët të kapin stupcat kundër njëri=tjetrit. Llapjanët, asnjëherë, por asnjëherë nuk do të votojnë dikë që pasurinë e tyre e merr edhe e dërgon në shtëpinë e tij. Ju e dini për kë e kam fjalën. Për atë që deri para gjashtë muajsh Albin Kurtin e quante “të kuq” e “armik të Kosovës”, ndërsa sot garon me flamurin e tij. Çështja e dytë për të cilën jam i sigurt është edhe kjo.
Që llapjanët janë lodhur nga rrenat 20 vjeçare. Llapjanëve u është keqpërdorur besimi i tyre në emër të ndryshimit për punë të kqija. Po ua marrë vetëm një shembull të këtij keqpërdorimi dhe kësaj rrene të madhe të LDK-së. Gjatë luftës kemi pasur spital ushtarak, ku Doktor Skenderi me ekipën e tij ka ndihmuar me qindra llapjanë. 20 vjet me rresht pas luftës, Lidhja Demokratike nuk ka qenë në gjendje të ndërtoj një Spital për Podujevën.
Pa pikën e marres, ish qu ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me nënkryetarin e komunës edhe e prezantun edhe një herë një projekt për spitalin. Marre e madhe që pas humbjeve të mëdha që patëm gjatë pandemisë në Podujevë, e ku komuna nuk pati mundësi as minimale me ju dalë në ndihmë banorëve në mungesë të spitalit, të qohen tani edhe të premtojnë përsëri spital. Kjo është qeverisja dhe modeli i LDK-së në Podujevë.
Premto e gënje sa më shumë. Por, edhe këtij modeli i erdhi fundi.
Nuk ka ma rrena në Llap. Nuk ka. Të dashur llapjanë, Gara ime për Podujevën nuk është vetëm ambicie personale, por e kam si obligim dhe e ndjejë si borxh për këtë qytet. Podujeva më ka dhënë gjithqka në jetë prandaj nuk mundem ta shoh Podujevën më në këtë gjendje. Unë ia kam dhënë hakun Podujevës kur ka qenë më së vështiri por puna ime nuk ka përfunduar aty. Kontributin shumëvjeqar për këtë qytet, dua që ta finalizoj me punë konkrete.
Unë dua që ta udhëheqë Podujevën për shumë arsye: Kategoritë e dala nga lufta: Veteranë, familje të dëshmorve, invalidë të luftës e të burgosur politikë, të cilët janë injoruar që 20 vjet, meritojnë më mirë.
Të rinjtë llapjanë, të cilët sot janë të pashpresë dhe mezi po presin të largohen nga Podujeva, meritojnë më mirë. Unë premtoj punë dhe përspektivë për ta. Sipërmarrësit, gastronomët llapjanë, të cilët sot janë punëdhësit më të mëdhenjë në qytetin tonë, meritojnë më mirë.
Unë premtoj mbështetje konkrete për ta dhe do ti kem aleatët kryesorë në zhvillimin e Podujevës.
Mësimdhënësit llapjanë, të cilët janë larguar nga puna për 20 vjet në mungesë të një libreze partiake, meritojnë më mirë. Gruaja llapjane, e cila është diskriminuar për 20 vjet në Llap, meriton më mirë. 50 për qind të drejtorive do të jenë të udhëhequra nga gratë. 950 familjet me asistencë sociale në Podujevë do të kenë nga një të punësuar gjatë mandatit tim.
Ky është premtim. Bujqit llapjanë, krenaria e Llapit, këta njerëz të ndershëm e punëtorë, do jenë udhërrëfyesit e mi se si punohet me nderë e përkushtim për një të ardhme më të mirë. Infrastrukrua në Podujevë do të ndryshojë rrënjësisht. Rrugë, shkolla, trotuare, trafik urban e treg modern, të gjitha do të bëhen në mandatin e parë. Prandaj, të dashur bashkëvendas. Më jepni besimin tuaj të dielen, me 29 nëntor, dhe unë ju premtoj që ju asnjëherë nuk do të ndërroni mendjen tuaj. Podujeva jonë meriton më shumë. Podujeva jonë meriton më mirë. Podujeva jonë është dhimbja dhe krenaria e jonë që nuk falet.
Votoni numrin 10. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës si garancinë e vetme për shpëtimin dhe zhvillimin e qytetit tonë.
FALEMINDERIT”./Arbresh.info
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...