Google ADS

Naim Bazaj: Thaçi ka simpati të veçantë për mua

19:30 | 15 Maj 2019
L G

I ftuar në Frontal, Naim Bazaj ka folur për degën e përçarë të PDK-së në Drenas.  Ai ka paralajmëruar se do të probleme nëse do të tentohet imponimi i kryetarit të degës.

Bazaj që është kandidat për të parin e PDK-së në Drenas, e ka quajtur parashutistë kundër kandidatin e tij, Sejdi Hoxhën.

“Sejdi Hoxha është parashutist. Nuk ka qenë kurrë pjesë e strukturave të PDK-së në Drenas. Atij i duhet GPS për t’i gjet disa fshatra të Drenasit”, ka thënë Bazaj në Frontal.

E për Bazajn parashutist është edhe kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për të cilin thotë se nuk po di si të udhëheqë me komunën.

“Nuk është ka din. Kemi qenë shok, por nuk jemi ma, sepse nuk mundem me kanë shok me dikë që nuk ta di kontributin. Me fajin e parashutistëve dhe padijen e kryetarit, ka rënie të votuesve të PDK-së në Drenas”, ka shtuar Bazaj.

Ish-kryesuesi i Kuvendit të Drenasit ka thënë ta ketë përkrahjen e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, për ta udhëhequr degën e Drenasit .

E pos me Veselin, Bazaj tha se është takuar edhe me ish-kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin, që tani është President i Kosovës.

“Njihem mirë me Presidentin nga lufta. Ma njeh kontributin. Jemi takuar më parë, por jo së fundmi. E ka një simpati pak më të veçantë për mua. I tregova se jam i interesuar të kandidojë. Siç e ka ai, ma ktheu “puno’”, tregoi Bazaj në Frontal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme