Profesor. Dr. Nagip Skenderi i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK).
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.
Hardinaj tha se Skenderi është me një përvojë të gjerë dhe të ndritshme në sferën akademike.
“Mirë se erdhe në Aleancë, Prof. Dr. Nagip Skenderi! Me një përvojë të gjërë dhe të ndritshme në sferën akademike, Profesor Skenderi sjell me vete një pasuri njohurish dhe një energji frymëzuese në fushën e ekonomisë dhe diplomacisë”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se me njerëz profesionist e të dëshmuar sikurse Skenderi, do të avancojnë në drejtimin për të bërë të mundshëm ndryshimin e nevojshëm në vend.
“Aleancën e karakterizon një vizion i qartë për të ardhmen e Kosovës, një vizion për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht dhe të sigurt, si anëtare e NATO-s. Me njerëz profesionist e të dëshmuar sikurse Profesor Skenderi, përkushtimi ynë për ta bërë të mundshëm ndryshimin e nevojshëm në vend dhe avancimin në drejtim të mirëqenies së përgjithshme dhe zhvillimit, do të jetë padyshim i arritshëm. Suksese në rrugën tuaj të re në Aleancë, Profesor Nagip Skenderi! Ju mirëpresim me zemër të hapur në ekipin tonë”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend