Nagip Krasniqit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

18:12 | 21 Maj 2023
E.H

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin, drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Gashi tutje ka bërë të ditur se pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, me datë 19.05.2023 ka vazhduar masën e paraburgimit për të pandehurin N.K, në kohëzgjatje edhe për dy muaj. Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit”, tha Gashi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme