Nagip Krasniqi u intervistua si i dyshuar nga Prokuroria Speciale

17:23 | 4 Dhjetor 2024
E.G

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi është intervistuar sot në Prokurorinë Speciale.

Lajmin për Arbresh.info e ka Udhëheqësja e Zyrës për Komunikim Publik në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Liridonë Kozmaqi Hajdaraj.

Ajo tha se i njëjti është intervistuar për një çështje penale.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se N.K. është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. I njëjti është intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim.”, ka konfirmuar ajo./Arbresh.info./

Të ngjashme