Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci thotë se Telekomi i Kosovës po falimentohet qëllimshëm. Ajo thotë se ka thirrur nesër mbledhjen e Kuvendit për të gjetur një zgjidhje për kompaninë.
“E dimë në të shkuarën se si në aferën Pronto, Adem Grabovci i kërkonte Devollëve t’i dërgonte në llogari pasi i ‘ishte tharë fyti’. Tani duket që presidentit i është njomur fyti”, thotë ajo.
“Telekomi duket se po falimentohet qëllimshëm. Bordi dha dorëheqje në pamundësi për të ndërmarrë diçka. Tërë fondet janë marrë. Funskionimi i Telekomit do të jetë thuajse i pamundur”, shton ajo në në T7.
Nagavci ka kritika edhe ndaj Qeverisë Hoti.
“Ata nuk i kanë as 61 vota. Janë të kushtëzuar në gjithçka. Pamë kërkesat për buxhet nga PDK’ja. Kjo qeverisje është rikthim në situatën para 6 tetorit”, përfundon Nagavci. /Express/
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...