Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar 1 Qershorin- Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Nagavci përmes një postimi në Facebook ka thënë se fëmijët janë e ardhmja, dhe se është obligim i ynë për t’ju garantuar fëmijëri të sigurt dhe të lumtur, dhe të krijojmë mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët pa dallim.
“Ministria e Arsimit është e përkushtuar që të krijojë një sistem arsimor që ju mbështet, frymëzon dhe ju ndihmon të arrini potencialin tuaj të plotë. Ne punojmë çdo ditë për të siguruar që shkollat tona të jenë vende të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe të pajisura me mjetet më të mira për të mësuar”, ka shkruar ajo.
Nagavci tutje thekson se kjo ditë na e rikujton se fëmijët janë pasuria jonë më e madhe dhe se investimi në arsim është investimi më i mirë për të ardhmen.
“Angazhimi ynë për avancimin dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve nuk do të ndalet. Do të punojmë shumë për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve dhe për të ndërtuar një shoqëri ku secili fëmijë ka mundësinë të zhvillohet e të kontribuojë në mënyrë të barabartë”, ka përfunduar shkrimin ministrja./Arbresh.info/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist