Nagavci uron “Ditën e Mësuesit”: Mirënjohje pa fund për mësimdhënësit për kontributin e çmuar të tyre

08:12 | 7 Mars 2024
E.G

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar të gjithë mësimdhënësit për nder të “Ditës së Mësuesit”.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo i ka falënderuar ara për punën dhe përkushtimin në arsimimin e brezave të rinj, shkruan Arbresh.info.

“Roli juaj në procesin edukativo-arsimor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.”, u shpreh ajo.

Më tej, Nagavci theksoi se prioriteti i ministrisë të cilën ajo e drejton është përmirësimi i cilësisë në arsim.

Ajo shtoi se është duke u punuar për avancimin e pozitës së mësimdhënësit.

“Prioriteti ynë si Ministri e Arsimit është të përmirësojmë cilësinë në arsim, duke rregulluar infrastrukturën ligjore dhe fizike. Andaj, jemi duke punuar në shumë drejtime për të avancuar pozitën e mësimdhënësit dhe për të ofruar kushte e politika arsimore që garantojnë mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore.”, tha ndër të tjera ajo.

“Mirënjohje pa fund për të gjithë mësimdhënësit për kontributin e çmuar të tyre në formësimin e të ardhmes sonë.”, përfundoi ministrja Nagavci./Arbresh.info/

Të ngjashme