Lëvizja Vetëvendosje është e njohur për aktivitetin e anëtarëve të saj përmes rrjeteve sociale. Por, aktivistët e VV-së janë gjithashtu të njohur edhe për linçimet dhe ‘gozhdimet’ që ua bëjnë atyre që kanë mendim ndryshe pikërisht përmes rrjeteve sociale.
Pas dorëheqjes së deputetes Besa Baftiut, nga Vetëvendosja, kanë filluar fyerjet nga më të ndryshmet.
“E mallkuar, tradhtare, shantazhuese…”e shumë terme të tjera denigruese i janë drejtuar Baftiut e cila dha dorëheqje nga kryetarja e Qendrës në Gjilan si dhe nga Këshilli i Përgjithshëm i partisë.
E për këtë, deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, përmes një shkrimi, ka kërkuar nga aktivistët që të përmbahen, duke iu thënë që të mos bien në grackën e inatit.
“E kuptoj zemërimin e aktivistëve, kanë punuar shumë që Lëvizja të arrinte këtë rezultat. Por, uroj të arrini të vetëpërmbaheni e të mos bini në grackën e inatit. Shumë nga ju keni sakrifikuar nga vetja, keni ndihmuar sepse na keni besuar, andaj me të drejtë mund të ndjeheni të lënduar e të dëshpëruar, por duhet të mos harrojmë se dashamirësia dhe mirësjellja janë shumë më produktive se imponimi, fyerjet e dhuna dhe se qytetarët e bëjnë vet vlerësimin”.
Më tej Nagavci ka thënë se Vetëvendosje vazhdon të këtë mbështetje, në prograim e Lëvizjes.
“Ne të tjerët, bashkë me të gjithë ata që po vazhdojnë të anëtarësohen e të na mbështesin duhet të angazhohemi për realizimin e programit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, jemi shumë në këtë rrugëtim, andaj ju ftoj që të ecim përpara me besim, me mirënjohje, me dashuri e mirësi”, ka shkruar ndër të tjera Nagavci.
Postimi i plotë i deputetes Arbërie Nagavci
Zhvillimet e fundit në Lëvizjen VETËVENDOSJE! me të drejtë kanë brengosur mbështetësit e qytetarët gjithandej.
Duket sikur u prish magjia dhe gjithë ajo shpresë e qershorit të vitit të kaluar! Sado që personalisht besoj se për të mirën e vendit, dallimet duhej të ishin adresuar dhe zgjidhur në forumet e organizatës, andaj dhe se dorëheqjet nuk ish dashur të ndodhnin, tashmë s’ka kthim prapa.
Goditja që ju bë Lëvizjes për mua është e padrejtë dhe e pakuptueshme! Por, kjo situate duhet të na shërbej për angazhim të shtuar e punë për ndryshime përparimtare e të domosdoshme. Duhet vazhduar rruga përpara, pa hatërmbetje, pa ofendime e fyerje. Tash duhet analizë e mirëfilltë, vëmendje e kujdes!
Secili nga ne bëjmë zgjedhjet tona në jetë dhe gjatë rrugëtimit tonë na bashkohen rrugët me ata me të cilët kemi ide të njëjta apo ngjashmëri të qëndrimeve, ashtu si dhe na ndahen kur fillojnë ndryshimet dhe bindjet.
Ajo që është e rëndësishme për mua është të ruajmë dinjitetin, secili për veten e tij. Mirënjohja për sukseset e përbashkëta duhet të na kufizoj nga inati. Kritika duhet të jetë konstruktive, me argumente dhe pa ngarkesa. Tek e fundit qëndrimi negative nuk sjellin suksesin.
E kuptoj zemërimin e aktivistëve, kanë punuar shumë që Lëvizja të arrinte këtë rezultat. Por, uroj të arrini të vetëpërmbaheni e të mos bini në grackën e inatit. Shumë nga ju keni sakrifikuar nga vetja, keni ndihmuar sepse na keni besuar, andaj me të drejtë mund të ndjeheni të lënduar e të dëshpëruar, por duhet të mos harrojmë se dashamirësia dhe mirësjellja janë shumë më produktive se imponimi, fyerjet e dhuna dhe se qytetarët e bëjnë vet vlerësimin.
Unë falënderoj të gjitha aktivistet e aktivistët, miqtë e mikeshat nga Lëvizja, kam mësuar shumë gjatë kësaj kohe dhe kam respekt për kontributin e secilit e secilës, nuk i mirëkuptoj disa që zgjodhën rrugë tjetër, por kjo ishte zgjedhja e tyre.
Ne të tjerët, bashkë me të gjithë ata që po vazhdojnë të anëtarësohen e të na mbështesin duhet të angazhohemi për realizimin e programit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, jemi shumë në këtë rrugëtim, andaj ju ftoj që të ecim përpara me besim, me mirënjohje, me dashuri e mirësi!
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...