Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka folur për mundësinë e drejtimit të seancës nga ana e saj nëse një gjë të tillë do ta mohonte Vjosa Osmani.
Nagavci në “Debat Plus” thotë se ende nuk është vendosur nëse Vetëvendosje do të merr pjesë në seancën e thirrur për ditën e mërkurë.
“Nesër gjatë ditës do të vendosim nëse do të marrim pjesë në seancë apo jo”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
E pyetur nëse do të pranonte ajo të drejtonte seancën e Kuvendit nëse një gjë të tillë nuk do ta bënte Vjosa Osmani.
“Është një gjë që do të diskutohet nesër edhe me kryetarin [Albin Kurti]. Unë mendoj se nuk do të ishte aspak mirë në aspektin moral të jem pjesë e atij skenari. Mendojmë se kjo që po dëshiron të bëjë LDK-ja është përmbysje e rendit kushtetues dhe nuk mendoj se është mirë të jem pjesë e atij skenari të turpshëm nëse bëhet realitet”.
Nagavci ka thënë se nuk ka informacione nëse Vjosa Osmani do të pranojë të udhëheq seancën e së mërkurës.
“Nuk kam ndonjë informatë se zonja Osmani nuk do ta drejtojë atë seancë të Kuvendit”, tha ndër të tjera Arberie Nagavci.
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...