Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se nuk ka asnjë provë dhe asnjë dëshmi që ka dëmtuar apo penguar ndonjë person në kryerjen e detyrës zyrtare dhe as që ka shkaktuar ndonjë dëm material, në rastin ku po akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Një deklarim të tillë, Nagavci e ka dhënë sot në shqyrtimin e dytë.
“Unë konsideroj ashtu siç e kam thënë në vazhdimësi, unë e kam pas në posedim sprejin me mbishkrimin “nato sprej” dhe se konsideroj se nuk jam fajtore ashtu siç vërehet edhe nga shkresat e lëndës sikurse edhe nga CD që i kam marrë”, tha Nagavci.
Ajo tha se veprimet e saj kanë qenë të natyrës politike, me qëllim të përmbushjes së obligimit si deputete, për mbrojtjen e interesit më të mirë të vendit.
“Sepse në ditën kur kam pas sprej ka qenë në shqyrtim marrëveshja për demarkacionin, në të cilën ne e kemi konsideruar të dëmshëm dhe ashtu u vërtetua edhe më vonë”, tha tutje ministrja.
Në anën tjetër, prokuroja Merrushe Llugiqi, deklaroi se kjo aktakuzë është konform dispozitave ligjore dhe ka një cilësim juridik adekuat të bazuar në prova.
“Andaj, kërkojmë që lidhje me këtë çështje penale sa i përket veprimeve faktike që janë kryer të vazhdohet të procedohet dhe të refuzohet kërkesa”, tha prokurorja Llugiqi.
Paraprakisht, prokurorja Llugiqi njoftoi gjykatën se prokuroria ka përmbushur obligimin e saj me pajisjen me prova, përkatësisht CD-ve, për të cilën arsye kishte dështuar të mbahej shqyrtimi i dytë i 13 korrikut 2022.
Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 10 qershor 2022, Nagavci ishte deklaruar e pafajshme lidhur me veprën penale që i vihet barrë.
Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e cila është ngritur më 30 korrik 2019 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Nagavci po akuzohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Aktakuza thotë se më 21 mars 2018, e pandehura Nagavci në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me ligjin mbi armët ka mbajtur në posedim sprejin me ngjyrë të gjelbër, me pjesë spërkatëse të zezë me mbishkrimin “NATO American Style”.
Tutje, në aktakuzë thuhet se deri sa gjatë mbajtës se seancave në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku ka pasur hudhje të gazit lotsjellës nga disa deputetë, policia për të parandaluar hudhjen e serishme të gazit ka kontrolluar në mënyrë fizike nëpër trup gjithë deputetët.
E gjatë kontrollit trupor të të pandehurës Nagavci, akti akuzues thotë se asaj i është gjetur dhe sekuestruar spreji i lartcekur.
Me këtë, ajo po akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penale të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë deri në 7 mijë e 500 euro ose me burgim deri në pesë vjet. /BetimipërDrejtësi
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...