Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se e ka të pamundur që të shkojë në një seancë parlamentare, në të cilën do të ishin të pranishëm mbi 150 persona.
Si rrjedhojë, ajo ka theksuar se nuk ka kushte që të mbahet seanca e thirrur për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, iniciuar nga LDK.
“Ajo që është më e rëndësishmja është kujdesi për të gjithë qytetarët. Kemi përgjegjësi dhe obligimin human që të mos shpërndajmë infeksion të qytetarët. Pajtohem që asnjë institut nuk është mbi parlamentin. Seanca pritet të mbahet në një sallë ku distanca mes deputetëve nuk është më e madhe 30-40 cm. Bëhet fjalë për grumbullimin e mbi 150 personave, pra nuk i plotëson kushtet”, ka thënë Nagavci në Klan Kosova.
“Mocioni për rrëzimin e Qeverisë – numrat i kanë por situata është e tillë. Pas mocionit është në diskrecionin e Presidentit që edhe një herë t’i propozojë Kurtit mundësinë për formimin e Qeverisë, përndryshe shkohet në zgjedhje”, ka thënë Nagavci.
“Nuk ka kushte për mbajtjen e seancës. E rëndësishme sot është mobilizimi i të gjitha forcave për t’u kujdesur për shëndetin e qytetarëve”.
Nagavci ka thënë se Agim Veliu është dorëhequr nga pozita e Ministrit të Brendshëm.
“Veliu ka dhënë dorëheqje. Në momentin që ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ka treguar se nuk ka qenë i gatshëm për plotësimin e detyrave”, ka thënë ajo.
“Në asnjë situatë nuk duhet të heshtet zëri i deputetëve. Nëse Qeveria Kurti do të vazhdojë të jetë në detyrë atëherë pse gjithë ky zell që të mblidhen mbi 150 persona dhe të rrezikohet shëndeti publik. Nuk po tentojmë të shmangemi. Jemi të vetëdijshëm për numrat. Jemi të obliguar që të respektojmë udhëzimet e ekspertëve dhe të Qeverisë. Po ju bëjmë thirrje qytetarëve që të rrinë nëpër shtëpi, cila është porosia që përcjellim nëse mbledhim mbi 150 persona për ta lënë vendin pa Qeveri në këtë kohë pandemie. Tani duhet të respektojmë udhëzimet e organeve kompetente”,tha Nagavci.
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...