Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se presidenti, Hashim Thaçi nuk po e luan rolin e tij unifikues dhe se ai dëshiron të këtë një Qeveri e cila do të ia mundësojë që marrëveshjet që ka bërë t’i shtyjë përpara.
Nagavci në një intervistë për “Përballje ditore” ka theksuar se Thaçi po e rrit presionin tek LVV si fituese e zgjedhjeve, në kohën kur Qeveria në detyrë me kapacitetet e veta është fokusuar në menaxhimin sa më të suksesshëm të situatës me pandeminë COVID-19.
“Kryeministri në detyrë zoti Kurti i ka dërguar presidentit një letër me pyetje, në të cilat ai nuk është përgjigjur. Pra nuk është në mandatin e presidentit që të bëjë presion me letrat e njëpasnjëshme, pasi që Kushtetuta nuk ka përcaktuar afat kohor brenda të cilit LVV duhet të kthejë përgjigje. Dhe në këtë linjë, pra e gjitha çfarë duhet të bëjë presidenti është që të vazhdojë punën e tij dhe pa bërë presion mbi Lëvizjen Vetëvendosje dhe të pres deri në momentin kur ne i kthejmë një përgjigje zyrtarisht. Dhe pas pranimit të përgjigjes, pastaj të fillojë të rrjedhin edhe afatet kohore”, tha Nagavci, për Telegrafin.
“Para kësaj nuk është në diskrecion të presidentit që të dërgojë propozime për ndonjë nga subjektet tjera apo që të shoh formimin e Qeverisë dhe për më tepër ashtu siç e pamë në postimin e tij në Twitter, duke përcaktuar çështje të cilat nuk janë në diskrecionin e tij. Pra duke thënë kush do që do të bëjë Qeverinë është i obliguar që të garantojë presidentin edhe për heqjen e reciprocitetit, gjë që në fakt vetëm e vërteton ato që ne i kemi thënë edhe me herët se brenga e presidentit është që të ketë një Qeveri, e cila do të mundësojë që marrëveshjet që ai ka bërë t’i shtyjë përpara”, ka theksuar Nagavci.
Gjatë intervistës, nënkryetarja Nagavci ka pohuar se pas tejkalimit të situatës me COVID-19, zgjidhja më e mirë është të shkohet në zgjedhje.
Largimi i Dianës nga shtëpia, Alaudini thotë se biseda telef...
Arrestohet një shtetas gjerman në Rusi, akuzohet për sabotim
Nis zbukurimi i shesheve të Prishtinës për festat e fundviti...
Partitë e vogla i propozojnë Begajt datën e zgjedhjeve në Sh...
Sot hapet selia e re e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, merr ...
FSK-ja trajnohet me pjesëtarë amerikanë dhe gjermanë të KFOR...