Nagavci takon fëmijët me Sindromën Down

13:23 | 21 Mars 2024
K.B

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka takuar fëmijët me Sindromën Down, në Ditën Ndërkombëtare të tyre.

Nagavci tha se personat me sindromën Down kanë qëllime, ëndrra dhe aftësi të mrekullueshme që kontribuojnë në pasurimin e shoqërisë.

“Personat me sindromën Down kanë qëllime, ëndrra dhe aftësi të mrekullueshme që kontribuojnë në pasurimin e shoqërisë sonë. Andaj, si shoqëri duhet të reflektojmë se këta fëmijë kanë nevojë për më shumë mbështetje, përkrahje dhe përqafime”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Ndërsa, ka shtuar se ministria që ajo e drejton do të angazhohet më shumë që këta fëmijë të marrin trajtimin e merituar.

“Si Ministri e Arsimit, do të angazhohemi shumë që fëmijët me sindromën Down të marrin trajtim të merituar dhe do të ofrojmë përkrahjen tonë të pakursyer, që të zhvillojnë potencialet e tyre drejt një jete të pavarur e të mirë-integruar”, ka shkruar ministrja./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Në Kosovë janë të regjistruar mbi 980 persona me down sindromë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme