Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund me bashkëpunëtorë të shoqëruar nga fituesit e garës Superhero, Ana Krasniqi dhe Edvin Susuri.
Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në këtë fushë të çështjes klimatike, përcjell Arbresh.info.
“Prita sot në një takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Ëesterlund, me bashkëpunëtorë të shoqëruar nga fituesit e garës Superhero, Ana Krasniqi dhe Edvin Susuri. Kjo garë është zhvilluar pas thirrjes së hapur për përzgjedhjen e një Superheroi për çështje klimatike, ndërsa fituesit e garës janë përzgjedhur nga një juri profesionale me ndihmën e Anibar dhe Dokufest.”, ka shkruar Nagavci.
“Diskutuam për mundësinë e bashkëpunimit në këtë fushë, në mënyrë që së bashku të kontribuojnë për vetëdijësimin e fëmijëve për çështjet klimatike.”, tha ajo.
Tutje ajo ka uruar fituesit dhe ka shprehur gatishmëri për të kontribuar në inciativën për edukimin e fëmijëvë jo vetëm në Kosovë, por në mbarë botën.
Ministrja Nagavci bëri të ditur se Ambasada e Suedisë do të ofrojë mbështetje për krijimin e një gazete me ilustrime me superheronj që mbrojnë ambientin e cila do të shpërndahet tek nxënësit e ciklit 1-5, në kuadër të fushatës për mbrojtjen e ambientit./Arbresh.info
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...