Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA), sot, bëri lansimin zyrtar të Programit “SHER” (Suistanble Higher Education and Research in Kosovo).
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se pas një kurorëzimin shumëvjeçarë me këtë agjenci, tani po vazhdohet në një formë të re të bashkëpunimit që ka të bëjë me program të ri i quajtur ‘Arsimi i Lartë dhe Hulumtim i Qëndrueshëm në Kosovë’.
Sipas saj, në tri vitet e ardhshme ky projekt do të prekë aspektet thelbësore të arsimit të lartë, ku rezultatet do të jenë të dobishme dhe pozitive.
“Në këtë nismë Ministria e Arsimit do të bashkërendojë veprimet dhe financimin me fondet e bashkëpunimit austriak për zhvillim, përmes një konsorciumit të përbërë nga partnerët që kanë njohuri me problematikat e arsimit në Kosovë”, deklaroi Nagavci.
Ajo më tej shtoi se ky projekt është i hartuar duke marrë parasysh nevojat aktuale kërkesat konkrete të arsimit të lartë në Kosovë, zhvillimet në vendet e zhvilluara jo vetëm në kuadër të BE-së.
Nagavci përmendi financimin e institucioneve të arsimit të lartë në bazë të performancës, me synimin në rishikimin e përmirësimin e statuteve të këtyre institucioneve.
E ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, tha se Austria është donatore më aktive në sektorin e arsimit të lartë, që, sipas tij, është privilegj dhe përgjegjësi.
Ai më tej vuri në dukje projekte paraprake në Kosovë të lansuara nga Austria, të cilat kanë dhënë rezultate pozitive, si: HERAS Plus, etj./rtk
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63