Anëtarja e kryesisë së LVV-së, njëherësh edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka komentuar dërgimin e letrës së dytë nga ana e presidentit Hashim Thaçi, ku i kërkon sërish Albin Kurtit që t’ia dërgojë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë.
Nagavci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përkundër kësaj kryeministri dhe Qeveria në detyrë janë maksimalisht të përkushtuar në menaxhimin e situatës me pandeminë e virusit COVID-19.
Ajo madje ka akuzuar LDK-në se është koordinuar me partitë e PLAN-it.
Nagavci ka thënë se LDK, PDK, AAK e NISMA s’mund të fitojnë as në zgjedhjet e reja me këto veprime pasi janë të papërgjegjshëm.
Postimi i saj i plotë:
Në një paraqitje televizive, para dy nate Baton Haxhiu paska theksuar se shumë shpejt vendi do ta ketë Qeverinë e re. “Javën tjetër presidenti do t’ia jap partisë së dytë mandatarin për formimin e Qeverisë. Vetëvendosje dhe PDK do të mbesin në opozitë”, ka deklaruar Haxhiu.
Dje në mbledhje të Kryesisë, shefi i GP të LDK-së, në vazhdimësi insistonte se duhet të ketë Qeveri të re. Kërkesës së Qeverisë në detyrë për të proceduar masat mbrojtëse për muajt në vijim, me qëllim të plotësimit të nevojave të qytetarëve, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, iu përgjigj me bashkërendim të veprimeve me PDK-në duke bërë obstruksione ndaj Qeverisë në detyrë.
Ndërkohë dje edhe Presidenti Thaçi ka vazhduar me letrën e dytë për LV! përkundër se Kryeministri dhe Qeveria në detyrë janë maksimalisht të përkushtuar në menaxhimin e situatës me pandeminë e virusit Covid-19.
Përballë një Qeverie që me nivelin më të lartë të përgjegjësisë filluan luftimin e krimit, korrupsionit dhe çkapjen e institucioneve, kishim një kordinim të LDK-së, partive të PLAN-it, dhe Presidentit për të rrëzuar këtë qeveri.
Sot, përballë Qeverisë në detyrë që është përkushtuar për të qenë sa më afër qytetarëve edhe në këto ditë të pazakonshme për gjithë njerëzimin, kemi të njejtët ish PLAN,LDK dhe Presidentin që shofin për një kapje të re, për përmbysje të vullnetit të qytetarëve duke tentuar të krijojnë qeveri jolegjitime.
Por, i kanë bërë hesapet pa hanxhinë. Sovrani e ka thënë fjalën e vet në zgjedhjet e fundit dhe ka nxjerr LV! si fitues të zgjedhjeve. Qeveri pa fituesin e zgjedhjeve nuk mund të ketë.
Ashtu si dhe pas zgjedhjeve të reja, kurdo që ato do të ndodhin, nuk do të ketë fitues nga këta që janë kaq të papërgjegjshëm e jonjerëzor edhe në këto ditë pandemie.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit