Kandidatja për deputete nga Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka treguar qëndrimet e kësaj partie në raport me taksën dhe dialogun.
Nagavci ka thënë se më të fituar zgjedhjet Vetëvendosje, dialogun do ta kryesojë Albin Kurti si kryeministër.
Ajo thotë se tashmë Kurti i ka paraqitur pesë hapa se si Kosova do të paraqitet në dialog me Serbinë.
“Asnjëherë ne nuk kemi qenë kundër negociatave, por kemi thënë se duhet të kemi kërkesat tona”, tha ajo në Rtv Dukagjini.
Sipas zyrtares së Vetëvendosjes, në dialog duhen shqyrtuar 33 marrëveshjet e arritura deri më tani gjatë bisedimeve.
Ajo ka thënë se Kosova duhet të caktojë çështjet e panegociueshme siç është ndarja e Kosovës, e më pas ekipi negociator do të merr legjitimitetin qytetar.
Sa i përket taksës, Nagavci ka thënë se qëndrimet e Vetëvendosjes për reciprocitet të plotë janë prej shumë vitesh dhe sipas saj tashmë shumë parti po vijnë në këto qëndrime.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...