Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar sërish që të fillojë mësimi, duke shtuar se shumica e kërkesave të mësimdhënësve janë plotësuar.
“Pozicioni ynë legjitim është: Të fillojë mësimi. Shumica e kërkesave të mësimdhënësve janë plotësuar, vazhdojmë dialogun e mirëfilltë social”, ka shkruar Nagavci.
Ajo tha se SBASHK-u është ai që po e bllokon procesin.
“Ka vetëm një palë të barrikaduar… Pozicioni i drejtuesve të SBASHK: Nuk fillon mësimi para se të plotësoni kërkesën tonë për 100 euro ose për shumën që merremi vesh”, është shprehur ajo.
Tutje Nagavci shtoi se çdoherë është e gatshme për bashkëpunim.
“E hapur për rekomandime e kritika kostruktive. E vullnetshme për të punuar në avancimin të pozitës së mësimdhënësve ashtu si dhe në vlerësim e ridizajnim të politikave që shpijnë në përmirësim të rezultateve. Arsimi në radhë të parë është çështje e përmbajtjes dhe cilësisë”, ka vazhduar ajo.
Sipas saj, çdo orë më shumë e humbur është me pasoja për fëmijët që shkojnë në çerdhet e shkollat publike, për të gjithë.
“Andaj, të dashur mësues, mos refuzoni të bëni punën më fisnike, atë të mësimdhënies. Çdo ditë jashtë klasave, ju bën me vetëdije ose jo, pjesë të agjendave të grupeve të interesit që asnjë interes të përbashkët me ju a me arsimin si fushë nuk e kanë. Përkundrazi, kanë kontribuar në gjendjen që e kemi të gjithë”, tha tutje ajo.
Greva, siç tha ajo, ka kuptim kur nuk dëmton nxënësit dhe procesin mësimor.
“Në situatën aktuale më shumë është shantazh, e përballë shantazhit nuk ka rrugë tjetër veçse të qëndrojmë për vlerat antishantazh”. /arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...