Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci ka bërë homazhe në Kralan të Gjakovës.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se shumica dërrmuese e të vrarëve, gjatë luftës së fundit në Kosovë, ishin civilë të pambrojtur, shkruan Arbresh.info.
“25 vite më parë, nga mijëra banorë nga rajoni të grumbulluar në Kralan të Gjakovës, të ndarë burrat prej grave dhunshëm nga forcat serbe, u vranë 86 civilë të paarmatosur, derisa rrugës për deportim në Shqipëri u vranë dy të tjerë. 11 nga viktimat e këtij krimi ishin fëmijë.”, ka shkruar ajo.
“Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve anembanë Kosovës!”, përfundoi ajo./Arbresh.info/
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...