Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci iu ka shprehur ngushëllime familjes, miqve, Universitetit të Prishtinës dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, për ndarjen nga jeta të akademik Feriz Krasniqit.
Nagavci tha se Krasniqi dha kontribut të madh në lëmin e kërkimeve shkencore, në procesin arsimor-edukativ të shumë brezave.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin se ka ndërruar jetë akademik, Feriz Krasniqi i cili dha kontribut të madh në lëmin e kërkimeve shkencore, në procesin arsimor-edukativ të shumë brezave, sigurimin e literaturës së nevojshme nga lëmi i biologjisë, zhvillimin institucional si dhe afirmimin e Universitetit të Prishtinës”, shkruan Ministrja, përcjell Arbresh.info
Ngushëllimi i plotë i Ministres:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin se ka ndërruar jetë akademik, Feriz Krasniqi i cili dha kontribut të madh në lëmin e kërkimeve shkencore, në procesin arsimor-edukativ të shumë brezave, sigurimin e literaturës së nevojshme nga lëmi i biologjisë, zhvillimin institucional si dhe afirmimin e Universitetit të Prishtinës.
Ushtroi një varg funksionesh të ndryshme: një mandat ishte prorektor i Universitetit të Prishtinës, gjatë viteve 1973-1975 dhe dy mandate rektor i Universitetit të Prishtinës, gjatë periudhës 1975-1979. Gjithashtu kreu edhe disa funksione shtetërore, si deputet i Dhomës të Kombeve të Kuvendit të dikurshëm Federativ dhe anëtar i Kryesisë së dikurshme të Kosovës.
Akademik Feriz Krasniqi botoi punime të shumta, mori pjesë në një sërë projektesh shkencore dhe ishte autor ose bashkautor i disa teksteve shkollore dhe universitare.
Më 1975 u nderua me Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit, çmimin “Naim Frashëri” për tekstin universitar “Sistematika e bimëve të larta me elementet e filogjenisë” të botuar në vitin 1985.
Në vitin 1995, Senati i Universitetit të Prishtinës ia dha titullin e nderit Profesor emeritus, për merita të veçanta në zhvillimin dhe avancimin e Universitetit të Prishtinës.
Muajin e kaluar ishte takimi i fundit që kisha me akademik Krasniqin gjatë një vizite në shtëpinë e akademik Minir Dushit. Më befasoi me kujtesën e tij dhe kthimin në kohë teksa fliste me shumë nostalgji.
Në emër të MAShTI-t, ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e bashkëpunëtorëve.
Pushoftë në paqe akademik Feriz Krasniqi.
Ndryshe dje ( e premte) Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (AShAK) ka njoftuar se ka ndërruar jetë akademiku Feriz Krasniqi, anëtar korrespodent i AShAK-ut nga viti 1996 dhe anëtar i rregullt nga viti 2000./Arbresh.info/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...