Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me shkurtimin e buxhetit për arsimin.
Duke përkujtuar se viti i ri shkollor do ta gjejë me buxhet të shkurtuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Nagavci një gjë të tillë e sheh si pasojë e vendimeve të Qeverisë Hoti, e cila sipas saj, nuk ka plane dhe strategji të mirëfilltë për zhvillimin e vendit.
“Buxhetin e Ministrisë së Arsimit që do të duhej ta shtonin, e shkurtuan për 12.5 milionë euro më pak se sa që kishte planifikuar Qeveria Kurti. Investimeve kapitale në arsimin para universitar që prekin direkt procesin mësimor nëpër komuna, u shkurtuan në shumën prej 5.7 milionë euro. Ndërsa zvogëlimit nuk i ka shpëtuar as arsimi për fëmijët me nevoja të veçanta që me rishikim ka 173 mijë euro më pak”, shkruan Nagavci në Facebook.
Sa për krahasim, Nagavci përmend se buxheti për arsim 2020 në Qeverinë Kurti ishte 76,540,015 euro, ndërsa në Qeverinë Hoti, pas rishikimit të buxhetit, kjo shifër është më e ulët – 63,016,678 euro.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...