Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i është kundërpërgjigjur SBAShK-ut të cilët kanë paralajmëruar grevë nga 25 gushti nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.
Nagavci, në një konferencë për media, ka thënë se çdo kërkesë e cila shkakon humbje të mësimit te nxënësit është e papranueshme, njofton Klankosova.tv.
“SBAShK-u ka paralajmëruar grevën për 25 gusht duke e pranuar se e njohim organizimin sindikal, kërkesa për kushte më të mira të punës. Por, duhet theksuar se mosmbajtja e mësimit i dëmton më së shumti nxënësit dhe shkel të drejtën e tyre për arsim. Humbja e mësimit është cenim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsim dhe si e tillë për ne është e papranueshme, sepse në vazhdimësi jemi duke punuar dhe siguruar që të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për mësimdhënësit tanë, por edhe të rezultateve të mësimdhënies”.
Ajo ka folur edhe për kërkesën e SBASHK-ut për shtesat prej 100 euro për mësimdhënësit duke thënë se në projektligjin e ri për pagat nuk do të ketë ndarje në mes të mësimdhënësve nga klasa 1-9.
“T’ju kujtoj se SBAShK-u ka një projektligj për pagat nga qeveria e kaluar me të cilin ishte pajtuar dhe ai kishte rezultat që mësimdhënësit e klasës së parë e deri në klasën e pestë të mbesin me një koeficient më të ulët. Ne jemi siguruar që jo vetëm të adresojmë kërkesat, që i kemi mbështetur edhe në atë kohë, që mësimdhënësit të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme ashtu sikur të shtyjnë përpara përmirësimin e performancës duke e paraparë edhe shtesën për ata që do të jenë më të suksesshëm në punë. Në projektligjin e ri nuk do të ketë ndarje të tilla në mes mësuesve të klasave një deri në nëntë”.
“Të gjithë e dimë që kërkesa e kamotshme e SBASHK-ut ka qenë Ligji i Pagave dhe dihet se cili është pozicionimi i mësimdhënësve. Ligji është në shqyrtim dhe të gjitha kategoritë e arsimit janë trajtuar me një kujdes të veçantë sa i përket pagave”.
Nagavci thotë se për plotësim të kërkesave duhet të shihet edhe matja e performancës së mësimdhënësve, derisa shton se nxënësit kosovarë asnjëherë në teste ndërkombëtare nuk kanë rezultatet që duam.
“Të gjithë jemi dëshmitarë që rezultatet e nxënësve tanë në teste ndërkombëtare janë dëshmuar që nuk janë ato që ne dëshirojmë, përtej kësaj pandemia ka shkaktuar humbje të mëdha në vitet e fundit në arsim dhe kjo ka ndikuar në rezultatet e mësim nxënies. Kjo tashmë është e dëshmuar me rezultate dhe raporte të institucioneve e organizatave kredibile ndërkombëtare që humbjet që janë shkaktuar në arsim nga pandemia janë të mëdha dhe duhet angazhim më i madh i të gjithë neve”.
Gjithashtu ajo bëri të ditur se të gjitha përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor 2022/2023 janë bërë dhe janë drejt përfundimit.
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...