Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se me Ligjin e ri për paga do të ketë barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive.
Përmes një postimi në Facebook, Nagavci tha se rritja për 22% më shumë dëshmon për përkushtimin ndaj mësimdhënësve.
“Barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive. Pagë bazë të dinjitetshme për mësimdhënësit tanë! Ligji për paga promovon punën e mësimdhënësve. Rritja prej 22% e më shumë nga paga aktuale, dëshmon për përkushtimin tonë ndaj mësimdhënësve dhe përmirësimin e cilësisë në arsim”, ka shkruar Nagavci.
Mes tjerash ajo tha se janë të vëmendshëm për të trajtuar drejtë kategoritë e personelit arsimor.
“Të vëmendshëm për të trajtuar drejtë kategoritë e personelit arsimor dhe nëpunësve tjerë publik, për herë të parë, mes plot tjerash, personeli arsimor i edukimit të hershëm, pozitat udhëheqëse në shkolla, psikologët dhe pedagogët do të marrin vëmendjen e merituar në koeficient. Askush nuk do të dëmtohet, të gjithë do të përfitojnë”, ka shkruar Nagavci./arbresh.info/
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...