Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci bashkë me ambasadorin amerikan, Jeffrey M.Hovenier kanë ndarë certifikata dhe kanë marrë pjesë në ceremoninë e betimit të 10 vullnetarëve të rinj amerikanë të Korpusit të Paqes.
Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci e ka vlerësuar punën e vullnetarëce dhe stafit të Korpusit të Paqes, në bashkëpunim me drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe nxënësit tanë, për kontributin në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe nxënies në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“Roli i vullnetarëve dhe i programit të Korpusit të Paqes është në linjë të drejtpërdrejtë me politikat arsimore, meqë ofron mbështetje për mësuesit tanë gjatë mësimit në klasë, duke shtuar njëkohësisht ndarjen e praktikave më të mira nga sistemi arsimor amerikan.”, ka shkruar ajo.
“Përveç mbështetjes në përmirësimin e mësimdhënies së gjuhës angleze në Kosovë, Programi i Korpusit të Paqes jep kontribut të rëndësishëm edhe në aspektin e shkëmbimeve kulturore.”, shtoi Nagavci.
“Falenderoj shkollat dhe familjet nikoqire, të cilat kanë hapur dyert dhe kanë pranuar që të jetojnë dhe bashkëpunojnë me vullnetarët amerikanë. Deri më sot, Kosova ka mirëpritur mbi 200 vullnetarë të Korpusit të Paqes ku kontributi i tyre shtrihet në dhjetëra vende të botës.”, tha mes të tjerash ministrja Nagavci.
“SHBA mbetet miku më i mirë dhe partneri më i rëndësishëm i Republikës së Kosovës.”, përfundoi ajo./Arbresh.info/
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës