Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim udhëheqësen e zyrës së Agjencisë Austriake për zhvillim në Kosovë(ADA), Sandra Horina dhe drejtorin e programeve në ADA, Heinz Habertheuer.
Gjatë këtij takimi, ajo e ka falenderuar Nagavcin për gjithë mbështetjen që Austria ka dhënë më shumë se 20 vite për Kosovën, e veçanërisht për kontributin e jashtëzakonshëm në sektorin e arsimit, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera, diskutuan ndër të tjera, në lidhje me thirrjen për grante, mbështetjen e mësimdhënies së bazuar në punë hulumtuese skemë e cila financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe Projekti HEI’25.
Po ashtu, dyshja biseduan edhe sa i përket arsimit dual, digjitalizimin në arsim, Ligjin për arsimin e lartë i cili ndodhet në Kuvend dhe shumë cështje tjera me rëndësi në fushën e arsimit.
“Bashkëpunimi me Austrinë do të vazhdojë tutje në arsimin dhe aftësimin profesional, në fushën e shkencës, hulumtimeve e punës kërkimore.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
“U zumë sepse po më shikonte”, zbardhet dëshmia ...
Lamtumirë Nadal – demi përshëndetet me tenisin
Kumbaro uron një ditë të mbarë nga Parku i Madh i Tiranës
Gjermania do të furnizojë Ukrainën me 4 mijë dronë inteligje...
SHBA-ja e mbyll Ambasadën në Kiev shkaku i rrezikut nga sulm...
Kurti falënderon ushtarët bullgarë që shërbejnë në Kosovë në...