Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur sot në takim Zyrtarin e Lartë Operativ në Save the Children International, David Wright dhe Drejtorin Rajonal për Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe Evropën Lindore, Ekin Ogutogullari.
Nagavci falënderoi Save the Children për gjithë mbështetjen që ka dhënë ndër vite për mbrojtjen e fëmijëve dhe respektimin e të drejtave të tyre, e veçanërisht për gjithëpërfshirjen në arsim, si një e drejtë themelore e secilit fëmijë.
Ministrja theksoi kontributin e rëndësishëm të kësaj organizate për zhvillimin në fëmijërinë e hershme, ndërsa foli për punën që po bëhet në këtë drejtim si në zgjerimin e infrastrukturës, e po ashtu edhe përmirësimit të bazës ligjore dhe avancimin profesional të edukatorëve.
Në këtë takim, u bisedua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit me projekte të reja që mbështesin fëmijët me nevoja të veçanta dhe krijimin e mundësive për ta, veçanërisht në programe të ndryshme në arsim dhe aftësim profesional.
Ndërsa, Zyrtari i Lartë Operativ, David Wright, shprehu gatishmërinë e Save the Children për bashkëpunim të shtuar, ndërsa theksoi rolin e rëndësishëm të zhvillimit në fëmijërinë e hershme për të ardhmen.
Zyrtarët e lartë të Save the Children International ishin të shoqëruar në këtë takim edhe nga përfaqësuesit e Save the Children në Kosovë: Ahmet Kryeziu, Drejtor Ekzekutiv, Valid Zhubi, Menaxher i Implementimit të Programeve dhe Lulavere Behluli, Koordinatore e Programit të Edukimit./Arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza