Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci ka takuar drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor.
Nagavci ka kërkuar bashkëpunimin e shkollave, Mësimdhënësve, prindërve dhe DKA-ve në mënyrë që procesi i blerjes së librave të realizohet me sukses, shrkuan Arbresh.info.
Ndërkaq, drejtorët i njoftoi se prindërit që tashmë kanë aplikuar, mjetet pritet t’u deponohen në llogari para datës 1 shtator.
“Deri tani në portalin e-kosova janë pranuar rreth 80,000 aplikime në platformën e cila do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator. Drejtorët Komunalë të Arsimit i njoftova se prindërve që tashmë kanë aplikuar për tekste dhe materiale, mjetet pritet t’iu deponohen në llogari para datës 1 shtator. “
Ndërkaq u shpreh se ankesat po trajtohen me seriozitet.
Lidhur me një nga sfidat kryesore në të cilën kanë hasur prindërit -aplikimi online për fëmijët që mbushin 6 vjeç pas 1 shtatorit, i sigurova se këto dhe të tjera ankesa po trajtohen me seriozitet dhe përkushtim nga ekipet mobile.”, ka shkruar Nagavci.
Në këtë takim, ajo ka njoftuar edhe se shkollat mund të bëjnë përzgjedhjen e titujve të teksteve, të cilat mësuesit duhet t’i ndajnë me prindërit para fillimit të procesit mësimor.
“Ndërkohë, shtëpitë botuese kanë konstatuar se ka tekste të mjaftueshme, dhe nuk do të ketë probleme me furnizimin e librarive.”, njoftoi Nagavci.
Ndër të tjera, u diskutua edhe për fillimin e mësimit dual në 8 profile të reja, për Udhëzimet Administrative të ndryshuara dhe plotësuara, dhe çështje të tjera lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor./Arbresh.info.
Aliu: Trafiku ajror tanimë vazhdojnë pa ndërprerje, s’ka më ...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë