Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim anëtarët e Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci bëri të ditur se anëtarët i ak informuar për punët dhe planet e MAShTI-it, shkruan Arbresh.info.
“I informova për punët dhe planet e MAShTI dhe shpreha gatishmërinë për ta vazhduar bashkëpunimin në intensifikimin e punëve të përbashkëta në fushën e arsimit.”, ka shkruar ajo.
Ndër të tjera, ministrja Nagavci bëri të ditur se Kryesuesja e Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik nga Kuvendi i Shqipërisë, Flutura Açka propozoi që të kemi një Platformë të përbashkët mbarëkombëtare për projekte konkrete mes dy shteteve për çka njofton se u pajtua.
“Si Ministre e Arsimit, shpreh vullnetin dhe gatishmërinë time të plotë për të punuar sa më shumë në projekte e nisma të përbashkëta me Shqipërinë.”, ka shkruar ndër të tjera Nagavci./Arbresh.info/
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...