Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Luan Mulliqit, i cili ndërroi jetë të shtunën.
Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci vlerësoi kontribvutin e të ndjerit në fushën e artit duke shtuar se emri i tij është përjetësuar në veprat e tij, shkruan Arbresh.info.
“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin se ka ndërruar jetë artisti, skulptori i shquar, akademiku Luan Mulliqi. Kontributi i tij në fushën e artit është i shumanshëm. Emri i tij është përjetësuar në veprat e tij derisa krijimtaria dhe aktiviteti i tij do të mbeten të çmuara dhe frymëzim për brezat e ardhshëm.”, shkroi Nagavci.
“I veçantë në krijimtarinë e bujshme që la pas vetes, i thjeshtë dhe njerëzor në raportet ndërpersonale, përkrahës e motivues për të gjithë ne.”, shtoi ajo./Arbresh.info/
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit