Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar ndaj paralajmërimit të SBASHK-ut për grava në sektorin e arsimit.
Nagavci ka thënë se nuk beson se do të këtë ndërprerje të mësimit, dhe se janë duke punuar.
“Unë besoj që nuk do të ketë ndërprejre, kam punuar edhe vetë në arsim, dhe e dijë sa të ngarkuara janë situatat kur ka pasë greva. Kam qenë drejtoreshë e shkollës në njërën nga grevat që janë organizuar, dhe e dijë edhe tensionet, presionin, stresin që e kanë pasë vetë mësimdhënësit”, tha Nagavci.
Tutje, Nagavci pohoi se Qeveria është duke punuar për të përmirësuar çdo ditë jo vetëm kushtet në arsim në të gjitha nivelet, por edhe për të rregulluar padrejtësitë që u evidentuan në ligjin që u shpall anti-kushtetues.
“Natyrisht si Qeveri jemi duke punuar për të përmirësuar çdo ditë jo vetëm kushtet në arsim në të gjith nivelet, edhe në aspektet e infrastrukturës ligjore edhe të asaj fizike, por edhe për të rregulluar padrejtësitë që u evidentuan në ligjin që u shpallë anti-kushtetues, kemi parasysh se ky ligji i pagave rregullon pagat e mbi 80 mijë zyrtarëve publik dhe është një punë tepër e madhe në nuk jemi të interesuar te sjellim një ligj sa për të sjellë , dhe grupet punuese kanë punuar në këtë drejtin, dhe në si ministri i kemi dhënë komentet tona”. tha Nagavci në Kanal10.
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...