Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ka bërë bashkë ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati me krerët e Përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës e Kulturës.
Temë në këtë takim është greva e përgjithshme në arsim, shkruan arbresh.info.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u shpreh se ka pasur dhjetëra takime me SBASHK-un dhe të ato ishin të vazhdueshme.
“I di sfidat dhe problemet e arsimit. Kemi diskutuar me SBASHK-un për mësimdhënësit që kanë mbetur tepricë për shkak të normave. Për vitin 2023 janë ruajtur mbi 2.200 vende të punë për mësimdhënës, që do të mbesnin pa punë për shkak të uljes së numrit të nxënësve”, tha Nagavci.
Ajo tha se janë diskutuar edhe problemet e mësimdhënësve që kanë probleme të rënda shëndetësore.
“Unë e SBASHK-u i jemi gëzuar ndarjes së 1.7 milion euro për 300 mësimdhënës me probleme shëndetësore”.
Ajo deklaroi se propozimet e SBASHK-ut për koeficientë të pagave të mësimdhënësve, janë marrë parasysh nga Grupi Punues për draftimin e Projektligjit për Paga.
Ministrja e Arsimit konfirmoi se pika e vetme që me SBASHK-un nuk ka arritur mirëkuptim është kërkesa prej 100 euro për mësimdhënësit.
“Kemi pasur takime dhe kemi kërkuar mirëkuptim që të mos vijnë kërkesë të tillë që pamundëson zbatimin, por të shohim dialogun sepse qëllimi është përmirësimi i pozitës së mësimdhënësve dhe rezultatet në arsim”.
Nagavci, tha se kërkesa prej 100 euro e SBASHK-ut është e pa mundur të realizohet aktualisht.
Ajo ka thënë se kërkesa e saj e vetme si ministre e Arsimit ka qenë që të diskutohet për zgjidhjen e problemeve pa greva.
“Kërkesa ime e vetme dhe lutja ime për SBASHK-un ka qenë që të mos e mohojmë të drejtën e fëmijëve për arsim”, tha Nagavci.
Ndryshe, janë bërë gati një muaj që ka filluar greva në arsim dhe nuk po dihet se kur ajo do të përfundojë. Megjithëse ka pasur disa takime, dy palët nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për të gjetur një zgjidhje./arbresh.info/
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj