Ministra e Arsimit, Arbërie Nagavci ka marr pjesë në përurimin e laboratorëve për nxënësit kosovarë nga RIT-Kosovo dhe USAID-i.
Në fjalën e saj të rastit, Nagavci ka thënë se inaugurimi i këtij projekti është një ngjarje shumë e rëndësishme, përcjell Arbresh.info.
“Ne po dëshmojmë historinë më të re të Kosovës që po ndodh para syve tanë. Ky inaugurim ka në qendër faktin që do të fokusohet në fushën e shkencës, inovacionit, teknologjisë e matematikës. Fokusi i veçantë i kësaj nisme është integrimi multietnik në theks të veçantë integrimin e vajzave. Një nismë që është në politikat edhe me qeverinë tonë”, ka thënë Nagavci.
Nagavci ka përmendur bursat që Qeveria e Kosovës ka ndarë për nxënësit dhe studentët e komuniteteve në Kosovë, teksa ka shprehur gjithmonë gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me RTI-në, USAID-in dhe Amerikën./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...