Në qytetin e Pejës po mbahet festa e Abetares, ku po marrin pjesë fëmijët e klasëve të para nga Kosova edhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, e Pesheva.
Fëmijët thanë se janë shumë të lumtur që kanë mundësi që këtë festë ta kremtojnë bashkë edhe me shumë moshatarë nga shkolla të tjera.
Në këtë ngjarje e pranishme është edhe ministrja e arsimit Arbërie Nagavci, e cila uroi nxënësit për festën e Abetares.
Derisa tha se këtë festë e bën më madhështore edhe fakti që nga shtatori Kosova e Shqipëria do të kenë Abetaren e përbashkët unike e cilësore.
Përgëzime për fëmijët pati edhe kryetari i komunës Gazmend Muhaxheri, që si nikoqir i kësaj ngjarje u uroi të gjithëve të kalojnë momente të mira në Pejë./Kk/
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...