Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka bërë thirrje për respektim të masave dhe kujdes të shtuar anti COVID, të cilat sipas saj, sigurojnë mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Ajo përmes një postimi në Facebook, shkruan se nuk duhet të përsëritet ndërprerja e mësimit, por sipas saj, duhet t’iu respektohen kërkesat dhe propozimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës(IKSHPK), shkruan arbresh.info.
“Që nga shfaqja e COVID-19, fëmijët kanë përjetuar një fëmijëri dramatikisht të ndryshme, që do ta mbajnë mend gjatë gjithë jetës së tyre. Kanë humbur orët mësimore, janë përballur me stres e presion të jashtëzakonshëm, ndarjen nga shokët, shoqet e mësuesit/et dhe janë ballafaquar me mungesën e rutinës ditore. Si në shumë vende të tjera nëpër botë, edhe Kosova po vazhdon një vit tjetër shkollor në kushte të COVID-19. Ndërprerja e mësimit s’duhet të përsëritet”.
Nagavci, shkruan se Task Forca për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në MASHTI sot ka mbajtur takimin e radhës dhe sipas saj, ka dhënë disa rekomandime, me theks të veçantë në respektimin me përpikëri të masave anti-COVID-19 nga të gjithë aktorët e përfshirë në sistemin edukativ-arsimor (prindërit, nxënësit, mësimdhënësit, drejtoritë e shkollave, DKA-të, etj.), sipas udhëzimeve të IKSHPK-së dhe në përputhje me gjendjen epidemiologjike në vend.
“Përfaqësuesit e IKSHPK-së, gjatë takimit, kanë ritheksuar nevojën e vaksinimit dhe respektimit rigoroz të masave parandaluese kundër pandemisë, në mënyrë që të mbrohet shëndeti publik dhe të sigurohet mbarëvajtja e mësimit. Që fëmijët të vazhdojnë të mësojnë, ne të gjithë duhet të respektojmë dhe zbatojmë masat mbrojtëse për COVID-19. Ky brez nuk mund të përballojë më ndërprerje në arsimin e tyre, prandaj ne duhet t’i mbajmë shkollat hapur. Nga kjo varet e tashmja e fëmijëve tanë, e ardhmja e brezit të ri”, përfundon Nagavci.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...