Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci po merr pjesë në manifestimin për nder të 7 Marsit-Ditës së Mësuesit.
Në fjalën e saj ajo tha se sot është një ditë që ngrihemi në këmbë për të thënë “faleminderit mësues.”, shkruan Arbresh.info.
Ajo tha se secili prej mësuesve e meriton titullin “Shaban Jashari” që nderon mësimdhënësit e shquar.
“Me mund dhe djersë i ndimoni fëmijët tanë të hedhin hapa drejt dijes. Ngjarja e sotme është një dëshmi e punës tuaj të përditshme. Secili prej jush meritoni titullin “Shaban Jashari” që nderon mësimdhënësit e shquar. 90 përqind e mësimdhënies është inkurajuese.”, deklaroi ministrja Nagavci.
“Si një mësimdhënëse me përvojë të gjatë ju kuptoj për punën por edhe për sfidat me të cilat ballafaqoheni.”, shtoi Nagavci.
“Vlerat janë kryefjalë në diskursin për çështjet e arsimit dhe janë udhërrëfyes në punën e përditshme të juajën.”, u shpreh minsitrja.
Më tej, ajo tha se investimet në arsim po vazhdojnë.
“Të dashur mësuese dhe mësues të jesh i rrethuar nga fëmijët është kënaqësi por është edhe përgjegjësi, por ju garantoj se puna juaj nuk mebetet e pavlerësuar.”, u shpreh ajo.
“Dyert e ministrisë janë të hapur për ju.”, përfundoi minsitrja Nagavci./Arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...