Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci sot gjatë konferencës së pestë vjetore Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim tha se sistemi i Arsimit Aftësimit Profesional (AAP) luan rol vendimtar në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të një shteti.
Sipas Nagavcit AAP mban çelësin e progresit teknologjik, industrializimit të shpejtë, krijimit të pasurisë dhe uljes së varfërisë.
“MASHTI dhe Qeveria janë duke trajtuar me prioritet AAP-në dhe tashmë kanë ndërmarrë disa veprime konkrete”, ka thënë Nagavci.
Këto janë veprimet konkrete që i shpalosi Nagavci në konferencë:
Është themeluar Komisioni Ekzekutiv për avancimin e AAP-së në nivel të Kryeministrisë, që do të mundësojë bashkërenditje më të mirë ndërinstitucionale;
Inicimi i arsimit dual në katër profile, 3 komuna dhe 4 shkolla që ka ndikuar dukshëm në rritjen e interesimit të nxënësve për shkollat profesionale;
Ridefinimi i kritereve për financimin e shkollave profesionale, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave;
Është në finalizim dokumenti i kornizës kurrikulare të AAP-së që do të jetë udhërrëfyes për strukturimin e kurrikulave që do të ofrohen në shkolla profesionale;
Është bërë standardizimi i modelit të qendrave për këshillim në karrierë dhe institucionalizimi i shërbimeve;
Është zhvilluar programi kualifikues për përgatitjen e mësimdhënësve para shërbimit për angazhim në shkollat profesionale.
AAP ofron për të rinjtë dhe të rriturit mundësi që ta gjejnë veten në treg të punës dhe të kenë të ardhme më të sigurtë.
Andaj, jemi duke vazhduar me inicimin e nismave tjera që do të avancojnë edhe më tej sistemin e AAP-së./arbresh.info
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...