Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është finalizuar Projektligji për Tekste Shkollore.
Sipas saj, Projektligji mundëson reformë për të siguruar tekste cilësore për nxënësit, trasnparencë, llogaridhënie dhe konkurrencë të lirë, shkruan Arbresh.info.
Tutje ajo ka bërë të ditura disa nga ndryshimet që sjell Porjekligji, duke u nisur nga tekste dhe materiale digjitale, pako edukative për klasën parafillore, përkthimi dhe përshtataja nga gjuhët e huaja e listën e rekomanduar për lektyra shkollore.
“Pako edukative për klasën parafillore: Përcakton përgatitjen e pakove edukative multimediale për fëmijët e klasës parafillore, duke ofruar mjete të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e tyre.”
“Përkthimi dhe përshtatja nga gjuhët e huaja. Projektligji mundëson përkthimin dhe përshtatjen e teksteve nga gjuhët e huaja për fusha dhe lëndë të caktuara.”
“Lista e rekomanduar për lektyrat shkollore. Ministria formon komision që krijon listën e lektyrave për secilën klasë dhe lëndë në përputhje me programin mësimor.”
“Strukturat përgjegjëse dhe Këshilli Shtetëror për Tekste Shkollore. Fuqizohet roli i Këshilli Shtetëror për Tekste Shkollore (KSHTSH) dhe përcaktohen qartë kompetencat, detyrat dhe përgjegjësitë e strukturave përkatëse duke siguaruar cilësinë e teksteve shkollore.”
“Autorët. Krijojet mundësia e aplikimit të drejtpërdrejtë nga autorët me dorëshkrime dhe ngritja e kapaciteteve të tyre përmes përkrahjes së vazhdueshme.”
“Recensentët. Recensentë kompetentë e të certifikuar, lista e të cilëve është publike.”
“Respektimi i të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore. Projektligji ndalon tekste dhe materiale shkollore që shkelin të drejtat e njeriut, duke kujdesur që arsimi të mbrojë dinjitetin personal dhe të respektojë barazinë gjinore.”
“Kostoja e përgatitjes dhe shitjes së teksteve shkollore. Ministria përcakton indeksin e çmimeve, format, procedurat dhe rrjetin e shitjes së teksteve shkollore.”
“Konflikti i interesit. Projektligji adreson konfliktin e interesit për autorët, recensentët, dhe gjithë ata që ndikojnë në procesin e vlerësimit dhe zgjedhjes së teksteve shkollore”, njoftoi Nagavci.
Ndër të tjera, ministrja Nagavci bëri të ditur se ky Projektligj është një hap shuëm i rëndësishëm drejt një arsimi më cilësor dhe përmirësimit të rezultateve.
“Projektiligji i votuar tashmë në Qeveri është në trajtim në Kuvend duke hapur rrugën për infrastrukën e nevojshme ligjore për adresimin e sfidave të deritanishme rreth hartimit dhe pajisjes me tekste cilësore.”, tha ministrja e Arsimit./Arbresh.info.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...